Bokan: Maja Kocijançiç qëndron prapa “non-paperit”

- Bota Sot

Bokan: Maja Kocijançiç qëndron prapa “non-paperit”

Tema kryesore e emisionit "Hit Tvit" ku merrnin pjesë kreu i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiq, kryetari i “Veritas” Savo Shtrbac dhe regjisori Dragoslav Bokan ishte “non-paper” që tronditi vendet e rajonit dhe vazhdon enigma kush qëndron prapa këtij dokumenti.

Bokan thotw se prapa “non-paprit” qëndron Maja Kocijançiç.

“Ne tash duhet të flasim për diçka që nuk i dihet autori. Personalisht mendoj se prapa këtij dokumenti qëndron një grua, ajo është Maja Kocijançiç, personalisht ajo mund të ketë bërë atë. Figura e Kocijançiç është interesant, nuk ka të dhëna, nuk ka biografi, e dini se ka bashkëpunuar me Mogerinin, Varhej, por nuk ka të dhëna personal dhe përgatitjen, pra kemi formë të re të politikës”, tha Bokan.

Daçiq nënvizoi se sipas këtij "non-pejper" nënkuptohet autonomi për serbët në veri të Kosovës, ndërsa e keqja e atij dokumenti është nënkuptimi për njohje të ndërsjellë, të modeluar përmes respektimit të integritetit territorial.

“Ky është një dokument më i mirë nga ajo që kemi pasur deri tash, ‘non-paper’ është më i mirë se Asociacioni i komunave dhe plani Ahtisari, por nuk është në nivelin e kërkesave edhe pritjeve tona. Për herë të parë diku flitet për atë që Srpska edhe Serbia të krijojnë bashkimin, flitet për një ndarje të qetë të Bosnjës edhe Hercegovinës”, tha Daçiq.