Kosnett: Një shtyp i lirë është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme

- Bota Sot

Kosnett: Një shtyp i lirë është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Philip Kosnett në Ditën botërore të lirisë së shtypit tha se shtypi i lirë është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme.

Kosnett më tej thekson se një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publik.

“Një shtyp i gjallë, i lirë – që e informon publikun, fuqizon zërat e ndryshëm dhe mban përgjegjës zyrtarët publikë – është përbërësi themelor në çdo demokraci të qëndrueshme. Gazetarët e meritojnë respektin dhe mbrojtjen tonë. Kërcënimet dhe sulmet ndaj tyre janë sulme ndaj vetë demokracisë”, thotë Kosnett.

Tema e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit këtë vit është “Blackout May”, që shërben si përkujtues se si do të dukej një ditë pa media.

Ndryshe, sot shënohet Dita botërore e Lirisë së Shtypit.

Kjo ditë shënohet që nga viti 1993 e vendosur nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara, e cila shërben për t’ua përkujtuar qeverive nevojën e respektimit të përkushtimit të tyre për lirinë e shtypit dhe po ashtu është një ditë reflektimi në mesin e profesionistëve të mediave për lirinë e shtypit dhe etikën profesionale.