Pse njerëzit bëhen gazetarë?

- Bota Sot

Pse njerëzit bëhen gazetarë?

Ka shumë arsye pse dikush dëshiron të punojë si gazetar.

Po ashtu, ka shumë mënyra për t’u bërë një profesionist i tillë.

Gazetaria është një karrierë (zanat) me shumë sfida, por edhe shpërblime.

Por, për t’u bërë një ushtrues i mirë i këtij profesioni duhen “plotësuar” disa kushte.

Fillimisht, ai ose ajo që do të bëhet gazetar/e, duhet të ketë interesim për botën dhe ngjarjet që e rrethojnë.

Pastaj, duhet ta dojë, e pse jo, edhe ta dashurojë gjuhën (atë në të cilën e ushtron profesionin).

Kushti tjetër “obligativ” për t’u bërë gazetar është të qenit i vëmendshëm në marrjen/pranimin e informative, dhe i përpiktë në dhënien e fakteve dhe lajmeve/informacioneve.

Shkathtësi tjetër që kërkohet nga ky ose kjo profesionist është që të jetë i aftë t’u afrohet dhe t’i pyesë ose t’i intervistojë njerëzit.

Gazetarja ose gazetari, siç thotë “The News Manual” e përcjell klankosova.tv, duhet të jenë të sjellshëm, por insistues.

Dikush thotë se ata janë agresivë derisa e kërkojnë lajmin. Por, në fakt, ata vetëm thonë se janë të vendosur për ta bërë punën e tyre.

Dhe për fund, ajo ose ai bëjnë mirë të jenë miqësorë, ndërsa që e kanë për obligim të pakompromis të jenë të besueshëm.