Sindikata e Punëtorëve të RTK’së i dërgon letër Kuvendit: Jeta e kolegëve tanë në rrezik

- Bota Sot

Sindikata e Punëtorëve të RTK’së i dërgon letër Kuvendit: Jeta e kolegëve tanë në rrezik

Sindikata e Punëtorëve e RTK’së, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit, i ka dërguar letër Kuvendit të Kosovës, duke ia kujtuar se kolegët e tyre po punojnë në kushte të rënda, dhe hapësira aspak të mira krahasuar  me mediumet e tjera publike në Europë.

Tutje në letrën SPERTK’së, thuhet se RTK vazhdon të jetë pa miratimin e ligjit të ri, pa zgjidhje të financimit të pavarur dhe pa pronë të veten.

Gjithashtu thuhet se objektet e RTK’së janë të stervjetruara dhe të rrezikshme për jetën e kolegeve.

“Para pak muajsh në një portal në Kosovë u raportua se objektet ku gjendet RTK-ja, AKP-ja i ka hedhur në shitje. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ne mungesë të këtyre gjërave themelore, RTK-ja po i nënshtrohet një presioni të tmerrshëm nga kushtet e punës, e deri të financimi. Ju rikujtojmë se objektet tona ku jemi duke punuar tani janë objekte të stervjetruara dhe të rrezikshme për jetën e kolegeve tanë”, thuhet tutje në letrën e SPERTK’së.

Letra e plotë:

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së

Kryesia e SPERTK-së

Letër drejtuar Kuvendit të Kosovës Sindikata e Punëtorëve e RTK-së, në Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit i rikujton Kuvendit të Kosovës se kolegët tanë në RTK, po punojnë ne kushtet te rënda, e hapësira aspak të mira krahasuar me mediumet publike ne Evropë. Dita Ndërkombëtare e Lirisë së Shtypit edhe këtë vit e gjenë RTK-në, pa ligjin e ri të miratuar, pa zgjidhje të financimit të pavarur dhe pa pronë të veten. Para pak muajsh në një portal në Kosovë u raportua se objektet ku gjendet RTK-ja, AKP-ja i ka hedhur në shitje. Të nderuar deputetë të Kuvendit të Kosovës, ne mungesë të këtyre gjërave themelore, RTK-ja po i nënshtrohet një presioni të tmerrshëm nga kushtet e punës, e deri të financimi. Ju rikujtojmë se objektet tona ku jemi duke punuar tani janë objekte të stervjetruara dhe të rrezikshme për jetën e kolegeve tanë. Sindikata kërkon nga ju deputetë të nderuar, që RTK-ja te jetë ndër prioritetet tuaja sepse në këto kushte e ka të pamundur të funksionoj. Ne po ashtu ju kërkojmë qe ta mbani në monitorim çdo zhvillim në RTK, të kërkoni llogaridhënie për çdo situatë. Ne mirëpresim çdo auditor që ligjërisht duhet ta auditoj RTK-në, dhe kërkojmë nga ju qe sa me shpejtë ta miratoni ligjin e ri. Ne po ju rikujtojmë se objekti ku gjendet Radio Kosova, do te ishte i përshtatshëm për Radio dhe TV, ndërsa ky objekt do të funksionalizohej me pak investim qe do të mund të behej nga Qeveria e Kosovës. Çdo pronë jashtë qytetit është e papranueshme për ne sepse ne konsiderojmë se do te ishim larg zhvillimeve ditore qe ndodhin në Kosovë. Kërkojmë nga ju urgjentisht qe ne seancat e radhës te trajtohen këto kërkesa tonat. Një medium i fuqishëm publik është në interes te vendit e demokracisë. Ne zakonisht në këtë ditë organizojmë protesta por për shkak të pandemisë po protestojmë në këtë formë dhe me këtë letër drejtuara juve deputeteve të Kuvendi të Kosovës.

Me respekt, Kryesia e SPERTK-së

Prishtinë, 03.05. 2021.