Natasha Kandiq godet Petkoviqin i cili e quajti psikopat Albin Kurtin

- Bota Sot

Natasha Kandiq godet Petkoviqin i cili e quajti psikopat Albin Kurtin

Drejtoresha e Fondit për të Drejtën Humanitare në Serbi, Natasha Kandiq, ka reaguar ndaj drejtorit të të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Serbi, Petar Petkoviq, pasi ky i fundit e quajti psikopat kryeminstrin Albin Kurti për aksionin e policisë kundër kontrabandës.

Kandiq ka shkruar se nuk është e sigurt të ulet në tavolinën e negociatave me Petkoviqin.

A është normale për drejtorin e zyrës për Kosovën të thotë për kryeministrin e Kosovës se ai është një psikopat dhe i çmendur. Ai i bën thirrje BE-së që të reagojë me të njëjtën gjuhë sepse policia e Kosovës po i “godet njerëzit e paarmatosur”.

Nuk është më e sigurt të ulet në tavolinën e negociatave me të”, ka shkruar Kandiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot