Vuçiq thotë se nuk ka dorëzim dhe tërheqje: Nëse na sulmojnë atëherë do të na duhet të mbrojmë popullin tonë

- Bota Sot

Vuçiq thotë se nuk ka dorëzim dhe tërheqje: Nëse na sulmojnë atëherë do të na duhet të mbrojmë popullin tonë

 Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka vizituar kazermën në Rashkë, ku ka inspektuar njësitet e Ushtrisë së Serbisë, me pas ka takuar njësinë e Xhandarmërisë dhe përfaqësuesit e serbëve të Kosovës, ku theksoi se nuk ka dorëzim, nuk ka tërheqje: ‘Nëse na sulmojnë atëherë do të na duhet të mbrojmë popullin tonë’ , shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Gjatë takimit me pjesëtarët e njësisë së këmbësorisë së Ushtrisë së Serbisë ai i ka falënderuar ata për angazhimin në mbrojtjen e vlerave dhe integritetit dhe kontributin e çmuar gjatë vërshimeve, tërmetit, duke shtuar se “ faleminderit që nuk kërkuar arsyetim – por gjetët zgjidhje.

Sipas tij, xhandarmëria duhet të jetë e gatshme, të punojë stërvitet e Serbia do të jap gjithçka nga vetja që familjet e tyre të kenë jetë të lehtë, si në aspektin e strehimit edhe me gjërat tjera.

“Nëse shteti ju thërret, e do të japim gjithçka që mos të vjen ajo situatë. Nëse ju thërrasim të mbroni popullin, e di se do të përgjigjeni në detyrën e shenjtë dhe do ta kryeni ate në mënyrën e ndershme. Faleminderit pafund për këtë, do të ruajmë paqen dhe stabilitetin me çdo çmim.! Nëse na sulmojnë, nëse na vrasin njerëzit, atëherë do të na duhet të mbrojmë popullin tonë. Atë që ju them, do të thotë do të fitojmë, nuk ka dorëzim, nuk ka tërheqje!” tha Vuçiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot