Aleksandar Vuçiq kërcënon përsëri, i bën thirrje xhandarmërisë serbe: Bëhuni gati...

- Bota Sot

Aleksandar Vuçiq kërcënon përsëri, i bën thirrje xhandarmërisë serbe: Bëhuni gati...

Pasi vizitoi Rashkën, Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, arriti në Kraljevë, ku vizitoi një njësi të Xhandarmërisë.

Vuçiq së pari vizitoi dhe përshëndeti ushtrinë e këmbësorisë, pas së cilës ai iu drejtua atyre.

"Bëhuni gati, punoni, praktikoni dhe ne do të bëjmë çmos për ta bërë jetën tuaj më të lehtë. Që të keni një të ardhme të sigurt. Nëse Serbia ju thërret të mbroni njerëzit tanë, unë e di që ju do të përgjigjeni. Faleminderit shumë për atë”, tha Vuçiq, shkruajnë mediat serbe, përcjellë “Bota sot”.

Vuçiq thekson se ne do të ruajmë paqen dhe stabilitetin.

"Nëse ata vrasin njerëz si ne sot, atëherë Serbia do të duhet të mbrojë njerëzit e saj. Dhe kjo do të thotë që ne do të fitojmë”, deklaroi Vuçiq.

Më pas anëtarët e Xhandarmërisë kënduan "Krishti Zot" pas fjalimit të Vuçiqit.



Lexoni të gjitha në Bota Sot