Vuçiq  kërcënon me luftë: Le ta provojnë pastaj të shohin reagimin e Serbisë

- Bota Sot

Vuçiq  kërcënon me luftë: Le ta provojnë pastaj të shohin reagimin e Serbisë

 “Çka do që bëjnë shqiptarët, do të kenë mbështetjen e peshës! Nuk është kjo hera e parë...mendja e huaj ka shpikur këtë e jo Kurti. Dje me tyta të gjata dhe automjete të blinduara arrestojnë çokollatat dhe nuk ishte qëllimi ai, por provokimi ndaj serbëve”, tha presidenti i Serbisë Vuçiq, duke u përgjigj një pyetje të gazetarëve pas vizitës së fabrikës gjermane në Pançevë, shkruan “Kurir” transmeton “Bota Sot”.

Kur bëhet fjalë për ndihmën konkrete që Beogradi dhe Serbia qendrore mund të ofrojnë, Vuçiq përkujtoi se kjo është hera e shtatë a tetë që ndërhyhet në veri, ndërsa në aneksin e nënshkruar me NATO, Prishtina nuk ka asnjë të drejtë të vijë me armë me tyta të gjata edhe autoblinda në veri pa pajtimin me NATO-n dhe kryetarët e komunave.

Qartë bëhet fjalë për shkelje të asaj që ka nënshkruar NATO, por edhe me frymën e dialogut”, tha Vuçiq duke shtuar se bëhet fjalë për demonstrim të forcës “çdo gjë që kam pasur të them e kam thënë dje”.

“Çdo gjë që mendojnë të bëjnë kundër serbëve, le të provojnë pastaj të shohin si do të jetë reagimi i Serbisë. Të gjithë serbët këtë e kuptuan dje. Kur si vend shtyheni në fund të rrugës si një mi, ju mbetet vetëm të dorëzoheni apo të luftoni, e për ne dorëzimi nuk është opsion ...”.

“Sado që e kam vështirë të them, unë e di çka bëj. Ne do të mbrojmë popullin tonë dhe pikë! Shpresoj se këtë kurrë nuk do ta shihni”, përfundoi Vuçiq.



Lexoni të gjitha në Bota Sot