Kryeministri ​Kurti takoi ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer

- Bota Sot

Kryeministri ​Kurti takoi ish-ministrin e Jashtëm gjerman, Joschka Fischer

Kryeministri Albin Kurti, në margjina të Samitit të Ballkanit Perëndimor të organizuar nga “The Economist” me temën “Promovimi i solidaritetit dhe gjithëpërfshirjes në Evropë” në Shkup, zhvilloi takime të ndara me ish-ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Joschka Fischer, ish-ministrin e Financave të Holandës, Jeroen Dijsselbloem, dhe me drejtoren ekzekutive të “The Economist Events” për Greqi, Qipro, Maltë dhe Evropën Juglindore, Nectaria Passarivakis.

Kurti falënderoi ish-ministrin Fischer për rolin e tij të rëndësishëm dhe vendimtar gjatë vitit 1999, që rezultoi me intervenimin e NATO-s kundër regjimit gjenocidal të Sllobodan Millosheviqit. Me Fischer kryeministri bisedoi edhe për politikën aktuale në Ballkanin Perëndimor dhe më gjerë.

Në takimin me Jeroen Dijsselbloem, kryeministri Kurti bisedoi për investimet në ekonomi si promotor i krijimit të vendeve të reja të punës, ndërsa në takimin me Nectaria Passarivakis u diskutua për mundësinë e organizimit të ngjarjeve të ngjashme edhe në Kosovë nga “The Economist”.



Lexoni të gjitha në Bota Sot