Arifi akuzon Sinanin për korrupsion: Qytetarët janë të revoltuar

- Bota Sot

Arifi akuzon Sinanin për korrupsion: Qytetarët janë të revoltuar

Ish-kryetari i Preshevës Shqiprim Arifi ka folur për qeverisjen e re në Preshevë. Arifi thotë se partitë që zgjodhën Ardita Sinanin kryetare, kanë qenë dhe janë nën ndikimin e Beogradit.

“Qasja jonë është më ndryshe, s’ju kemi qasur në mënyrë populiste”, thotë Arifi.

“Këta janë persona të cilët deputeti i saj më 2016 në parlamentin e Beogradit e ka aprovuar programin qeverisës të Vuçiq”, tha Artifi.

“Këta kanë pasur ndikim nga Beogradi, këta kanë ndikim nga Beogradi”, theksoi ai.

Ai ka akuzuar Sinanin se ka mendësi komuniste dhe korrupsion.

Arifi ka treguar disa raste në të cilat sipas tij, ajo ishte e përfshirë në afera korruptive.

“Ka një frizer personal të cilit ia ka dhënë rreth 1800 euro. Ka marketingun personal që e ka paguar nga buxheti komunal”, theksoi Arifi.

“5 milionë euro na i ka humbur projekte dhe kjo është fakt”, shtoi Arifi.

Arifi thotë se qytetarët në Preshevë janë të revoltuar dhe presin me dalë në zgjedhje.

“3 mijë vota i kanë marrë, na e kemi marrë votën masive”, theksoi Arifi.



Lexoni të gjitha në Bota Sot