Ballkani zyrtarizon prurjen e re, ka qenë pjesë e Bologna-s

- Gazeta e Prizrenit

Ballkani zyrtarizon prurjen e re, ka qenë pjesë e Bologna-s

Ballkani ka zyrtarizuar akordin e marrëveshjes me qendërmbrojtësin Elmando Gjini

“Për t’i ndjekur objektivat tona ashtu siç na takon, kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kampionëve të Republikës së Kosovës, iu është bashkuar edhe një futbollist kualitativ” thuhet në njoftimin e suharekasve.

Mbrojtësi 21 vjeçar, Elmando Gjini, tashmë është veshur portokall e zi, dhe do jetë i gatshëm nga xhiro e ardhshme e Superligës së Kosovës.

Lojtari që mbron ngjyrat e Kombëtarës së Shqipërisë, së fundmi ishte pjesë e Teutës së Durrësit, skuadër me të cilën FC Ballkani ka arritur marrëveshje për blerjen e kartonit të tij.

Me futbollistin që karrieren te grupmoshat e reja e ka zhvilluar te disa skuadra evropiane, ndër to Genoa e Bologna të Serie A, Ballkani ka nënshkruar kontratë 4 vjeçare.



Read it all at Gazeta e Prizrenit