“Kanë hy në burg si milionerë, do të dalin multimilionerë”, Naim Miftari ‘godet’ të burgosurit e Hagës!

- Bota Sot

“Kanë hy në burg si milionerë, do të dalin multimilionerë”, Naim Miftari ‘godet’ të burgosurit e Hagës!

Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari ka reaguar pas tërheqjes së avokatit të Kadri Veselit, Ben Emerson.

Miftari përmes një shkrimi në Facebook, ka kritikuar të burgosurit e Gjykatës Speciale në Hagë, duke i akuzuar për hajni.

Sipas tij, ata kanë hy si milionerë dhe do të dalin multimilionerë nga burgu.

Reagimi i plotë:

Hajna gjatë luftës, hajna pas luftës, hajna gjatë qeverisjeve në pushtete dhe hajna edhe gjatë mbajtjes së tyre në burg, gjeni janë?

Tërheqja e avokatëve nga gjykata speciale është shndërruar në një lloj tē biznisit i levërdishëm si për avokatët si për disa të akuzuar, pasi disa kanë shkuar në bug si milionera, nga aty do të dalin si multi milionera, paguan shteti i Kosovës.

Jo vetëm që na vodhën miliarda e miliona gjatë luftës dhe pas luftës sa ishin në liri dhe në qeveri, por të njëjtit sot po na vjedhin edhe nga burgu, por duhet me ua pranuar se janë të zot në profesionin e tyre si hajduta...!



Read it all at Bota Sot