Policia njoftoi se me datën 21.08.2024, rreth orës 21:00, Stacioni Policor Prizren, përmes rrugëve operative ka pranuar një informate se në rrugën “ Norbert JOKLI “ në Prizren, ne një aheng familjar ka të shtëna me armë zjarri.
Njësitet policore i janë përgjigjur rastit duke lokalizuar vendin e ngjarjes, ku te i dyshuari F.B (viti i lindjes 2000, mashkull kosovar shqiptar),kanë gjetur dhe konfiskuar ne cilësinë e provave materiale një armë zjarri:
• AK 47 me nr. serik 044756-87
• Tredhjet (30) fishek, te kalibrit te pa njohur;
• Një gëzhojë e shkrepur
I dyshuari i rastit është shoqëruar ne stacionin policor ne Prizren. Pas intervistimit me urdhër të Prokurorit të Shtetit është ndalur në mbajtje për 48 orë dhe ndaj tij do të ngritët kallëzim penal për veprën penale ‘’ Mbajtje ne pronësi, kontroll ose posedim te paautorizuar te armeve “dhe “Shkaktim i rrezikut përgjithshëm”
Me këtë rast Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren u bënë apel të gjithë qytetarëve për mos përdorim të armëve gjatë gëzimeve dhe ahengjeve familjare pasi në të kaluarën ka pasur raste kur përdorimi i armëve në këso raste ka sjellë pasoja tragjike. Andaj ‘’Festoni me zemër jo me armë’’!