Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

- Bota Sot

Policia kërkon ndihmë për kapjen e këtij personi

Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar Arsim Rashitin, i dyshuar për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.

“Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.  

I dyshuari Arsim (Rasim)Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor”, thuhet në njoftim. 

Njoftimi i plotë:

Kërkesë për bashkëpunim - identifikim e vendodhjes së personit të dyshuar

Njësiti i hetimeve të stacionit të Fushë Kosovës, me autorizim nga prokuroria kompetente, kërkon ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, të cilat do të ndihmonin në identifikimin e vendodhjes së personit që shihet në fotografi.

I dyshuari Arsim (Rasim)Rashiti kërkohet për përfshirje veprën Lëndim i lehtë Trupor.

Të nderuar, për çdo informatë që mund të çojë në identifikimin vendodhjes së tij kontaktoni policinë në numrin e telefonit: 192 ose 038 535 812.



Read it all at Bota Sot