Gjykata Supreme sot ka marrë vendim lidhur me ekstradimin e ish-ushtarit të UÇK-së Blerim Ramadani, i kërkuar nga Serbia si i dyshuar për krime lufte në Kosovë, për të cilin anulohet aktvendimi i Gjykatës Themelore Penale në Shkup dhe rasti u kthye për një vendim dhe veprim të ri.
Rrjedhimisht, kjo i bie që ish- ushtarët e UÇK-së që kërkohen nga Serbia, mund të arrestohen në Maqedoninë e Veriut.
“Këshilli penal i Departamentit për krim të organizuar dhe korrupsion në Gjykatën Themelore Penale ne Shkup, me rastin e marrjes së vendimit me të cilin konstatoi se nuk janë përmbushur prezumimet ligjore për ekstradimin e personit të përmendur. Nuk janë dhënë arsye të bazuara me të cilat është udhëzuar kur ka pranuar se procedura është filluar në pajtim me nenin 75 paragrafi 1 të Ligjit për bashkëpunim ndërkombëtar në çështjet penale, si procedurë e shkurtuar që do të zhvillohet si procedurë e rregullt në pajtim me nenin 68 lidhur me nenin 51 të të njëjtit ligj. Sipas Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, ky lloj i veprimit dhe vendimmarrjes nga ana e gjykatës së shkallës së parë është i paqartë dhe i pakuptueshëm, pa arsyet përkatëse nga të cilat këshilli është udhëhequr gjatë marrjes së vendimit të tij”, tha Gjykata Supreme.
Tutje, gjatë rigjykimit, gjykata e shkallës së parë ka marrë parasysh indikacionet e treguara, si dhe dispozitat e Ligjit për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Çështjet Penale dhe të Konventës Evropiane për Ekstradim.
Siç raporton SAKAMDAKAZAM.MK, Ramadani është arratisur nga arresti shtëpiak nga shtëpia e të afërmve në Maqedoni më 14 gusht. Ai u arrestua më 17 korrik 2024 në pikën kufitare të Jazhincës dhe u dërgua në burgun e Shutkës për 30 ditë paraburgim ekstradues.
Serbia po e kërkon atë me fletarrest për dyshimin për krime në luftën e Kosovës 25 vjet më parë.
Mirëpo, gjyqtari i procedurës paraprake Pajazit Pajaziti nga Gjykata Penale ne Shkup, nga ekstradimi, Ramadanit i ka caktuar arrest shtëpiak, në adresën e regjistruar të familjarëve/shokëve të të dyshuarit Ramadani.Siç mësuam, Ramadani është arratisur pikërisht pas vendimit të tre gjyqtarëve të tjerë në Këshillin Penal, të cilët, ndryshe nga kolegu i tij Pajaziti, kanë urdhëruar që Ramadanit ti caktohet masa e paraburgimit prej 30 ditësh për shkak të rrezikut për arratisje.
Lexo edhe:
MKRS-ja padit Komunën e Prizrenit për rrënimin e kompleksit “Saraji i Vjetër”