Kroaci: Aktakuzë ndaj dy kosovarëve, keqpërdorën mjetet e punës

- Gazeta e Prizrenit

Kroaci: Aktakuzë ndaj dy kosovarëve, keqpërdorën mjetet e punës

Prokuroria Komunale e Shtetit në Zllatar, Kroaci, më 8 gusht 2024 ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Komunale në Zllatar kundër dy shtetasve të Republikës së Kosovës (të lindur më 1990 dhe 1993) për veprën penale të përvetësimit të pasurisë.

Aktakuza i ngarkon të pandehurit se “nga data 01.04.2024 deri më 22.04.2024, në një vend në territorin e Qarkut Krapina-Zagorska, ndërsa kanë qenë të punësuar si montues të elementeve të ndërtimit tek punëdhënësi i një shoqërie tregtare me bazë në atë vend, kanë vepruar me qëllim për të përfituar materialisht në mënyrë të paligjshme në dëm të punëdhënësit”, raporton Klankosova.tv.

“Ata akuzohen se gjatë kohës që iu është besuar mbajtja e mjeteve të nevojshme për punimet ndërtimore, nga një kamion në pronësi të kompanisë kanë marrë vegla të ndryshme me vlerë 4074,30 euro dhe i kanë mbajtur pa autorizim për përfitim të përbashkët”, ka thënë Zyra e Prokurorit të Shtetit e Kroacisë.

Lexo edhe:

MKRS-ja padit Komunën e Prizrenit për rrënimin e kompleksit “Saraji i Vjetër”



Read it all at Gazeta e Prizrenit