Një person 54 – vjeçar është gjetur dje pa shenja jete në rrugën “Enver Hadri” në Prizren, dhe sipas policisë dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vdekje natyrale.
Sipas zyrtarit rajonal për media të Policisë në Prizren, Shaqir Bytyçit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, teksa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
“Viktima është nga fshati Korishë, mashkull i lindur në vitin 1970”, konfirmoi ai për portalin Gazeta e Prizrenit.
Sipas informacioneve personi i gjetur është Avdi Rexhaj.
Për vdekjen e tij ka njoftuar edhe familja, që njoftoi se lamtumira e fundit do t’i jepet sot, në orën 13:00, në Korishë.
Me vendim të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si ‘Hetim i vdekjes’.