Përmes një shkrimi në facebook, Durmishi shprehet se kjo rrugë do të mundësoj qarkullimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me natyrë të mrekullueshme, përcjell Klankosova.tv.
“Që nga dje, ka filluar të shtrohet shtresa finale e asfaltit në rrugën Dragash – Brod. Rruga është me gjatësi 10 km, e cila do të mundëson qarkullimin shumë më të lehtë të banorëve të zonës dhe të gjithë turistëve që vizitojnë këto vende me pejsazhet e jashtëzakonshme që ofron natyra e kësaj ane”, shprehet zëvendësministri.