Arrestohet zyrtari i MMPH-së, u kap në veturën zyrtare me dy vajza serbe

- Bota Sot

Arrestohet zyrtari i MMPH-së, u kap në veturën zyrtare me dy vajza serbe

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren. Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza serbe që dyshohet se merren me prostitucion.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari është kapur me armë, ndërsa tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë.

Rasti ka ndodhur në parkingun e ish-objektit të “Benafit” në Prizren, ku zyrtari i ministrisë ishte me veturë zyrtare dhe bashkë me të edhe dy vajzat.

Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për R.K., zyrtar në Parkun Kombëtar “Sharri”.

Aksioni është zhvilluar për disa orë, ku janë kryer edhe bastisje dhe në asistim të policëve të stacionit policor në Prizren kanë qenë edhe njësi të tjera.

Te zyrtari i dyshuar është gjetur një armë me rreth 10 fishekë – që janë sekuestruar si dëshmi të rastit.



Read it all at Bota Sot