Vajzat serbe që u gjetën në veturën 3Z me zyrtarin e shtetit dyshohen për prostitucion

- Gazeta e Prizrenit

Vajzat serbe që u gjetën në veturën 3Z me zyrtarin e shtetit dyshohen për prostitucion

Një zyrtar i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor ka përfunduar në prangat e Policisë pas një aksioni të zhvilluar mbrëmë në rrugën “Skender Rexhepi” në Prizren. Zyrtari i shtetit është kapur në flagrancë me dy vajza që dyshohet se merren me prostitucion, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali raportoi ekskluzivisht se zyrtari i Parkut Kombëtar “Sharri”, Rafit Kurtishi, tashmë është dërguar në mbajtje për 48 orë për armë ilegale.

Rasti ka ndodhur në parkingun e ish Benafit në Prizren, ku zyrtari i ministrisë ishte me veturë zyrtare 3Z dhe bashkë me të edhe dy vajzat.

Aksioni është zhvilluar lidhur me këtë rast në dy lokacione, përfshirë shtëpinë e të dyshuarit, ku po ashtu është gjetur një armë tjetër.

Ndërkaq me rastin e dy vajzave që dyshohen për prostitucion, që u gjetën në veturën zyrtare, po merret Njësia për trafikim me qenie njerëzore.

Të njëjtat burime kanë bërë me dije se të njëjtat dyshohen se merren me prostitucion dhe janë shtetase të Serbisë.

Deri më tani nuk dihet se cili është raporti i zyrtarit të ministrisë me vajzat që merren me prostitucion, por që hetimi pritet të zbardhë rrethanat e tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.



Read it all at Gazeta e Prizrenit