Janë arrestuar dy persona në Prishtinë, nën dyshimin se kanë kryer vjedhje.
Rastet kanë ndodhur në periudha të ndryshme, kryesisht në qendër të Prishtinës (në kafiteri), ku dyshohet se ankuesve u janë marrë çanta dore, thuhet në kumtesën e policisë.
Personat e dyshuar me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.
Hetuesit po ndërmarrin veprimet e nevojshme procedurale për së paku 13 raste të vjedhjeve./KK