U tentua të futej një telefon brenda burgut të grave, parandalohet nga zyrtarët

- Bota Sot

U tentua të futej një telefon brenda burgut të grave, parandalohet nga zyrtarët

Zyrtarët e Qendrës Korrektuese për Femra në Lipjan, kanë parandaluar një kontrabandë.

Në këtë institucion, u tentua të futej një telefon, në mënyrë të kamufluar përmes rrobave të sjella nga vizitori.

“Reagimi i menjëhershëm i zyrtarëve korrektues ka rezultuar në lokalizimin dhe konfiskimin e telefonit, ndërsa vizita është anuluar.

Për rastin është njoftuar menjëherë edhe Policia e Kosovës”, thuhet në njoftimin e SHKK-së.

 



Read it all at Bota Sot