Zbulohet se çfarë ishte “topi i zjarrit” që u pa në qiellin e disa vendeve të Ballkanit – përfshirë Kosovën

- Bota Sot

Zbulohet se çfarë ishte “topi i zjarrit” që u pa në qiellin e disa vendeve të Ballkanit – përfshirë Kosovën

Fenomeni spektakolar “si një top zjarri” është vërejtur në qiell të dielën në disa pjesë të vendeve të Ballkanit, përfshirë edhe në Kosovë.

Dhe sipas fizikanit Claudiu Tănăselia, objekti nuk ishte një meteorit, por një mbetje orbitale nga një satelit Starlink, shkruan portali Spotmedia.ro.

“Sipas të dhënave të ofruara nga Space Track (Tracking and Impact Prediction), objekti i parë sonte mbi Rumani ishte një satelit jofunksional Starlink, i cili rihyri në atmosferë i pakontrolluar (Starlink-1196, NORAD ID 45103, lëshuar më 29 janar, 2020)”, ka shkruar ai në Facebook.

“Mbetjet orbitale, të vëzhguara sonte mbi Timisoara, në orën lokale 21:16 (përafërsisht), duke lëvizur në drejtimin VP në JL. Vëzhgime të ngjashme janë raportuar nga qytete të tjera në Rumani, nga Bullgaria, Serbia, Kosova”, ka shkruar Claudiu Tănăselia në një postim tjetër.

Ndryshe, disa video incizime janë shfaqur në mediat sociale nga zonat ku është parë objekti.

Sipas portalit në fjalë, mbetjet hapësinore, të përcaktuara nga Komisioni Federal i Komunikimeve të Shteteve të Bashkuara (FCC) si objekte artificiale që rrotullohen rreth Tokës që janë jofunksionale, janë bërë një çështje shqetësuese vitet e fundit.

Në vitin 2022, komisioni miratoi një rregullore që u kërkon operatorëve satelitorë t’i largojnë ato nga orbita brenda një maksimumi pesë vjetësh pas përfundimit të misionit.

Siç thuhet më tej, pas gati 60 vitesh aktivitet hapësinor dhe mbi 5.500 lëshime në hapësirë, rreth 23.000 objekte me diametër më të madh se 10 centimetra rrotullohen rreth Tokës, duke formuar një “re” mbeturinash.



Read it all at Bota Sot