Në rrugën “Ali Ibra” në Prizren u arrestuan dy persona, raporton Gazeta Sinjali.
Të dyshuarit u përfshinë në një përleshje që dyshohet se nisi pas një mosmarrëveshje që lidhet me ngacmimin e fëmijëve të njërës palë nga pala tjetër që i futi më pas në sherr.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se dy personat e arrestuar janë Dardan Limani dhe Inan Mahmuti, të cilët tashmë kanë përfunduar në ndalim policor.
Sinjalizuesit kanë bërë me dije se i dyshuari Mahmuti e ka ndjekur me sëpatë të dyshuarin Limani dhe prindin e tij, por fatmirësisht situata nuk ka dalë edhe më tutje nga kontrolli.
Si pasojë e përleshjes, dy të dyshuarit janë arrestuar edhe shoqëruar në stacion policor.
Lajmin e ka konfirmuar për Sinjalin edhe Policia Rajonale në Prizren.
“Dje me datë 26.08.2024 është raportuar për njē rast rrahje mes dy personave. Policia i është pergjigjur rastit. Dy persona të dyshimt janē arrstuar. Janë mbledhë provat dhe dëshmitë nga vendi i ngjarjes dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit të dytë dyshimtit janë ndaluar për 48 orë. Kundër tyre do të dorëzohet kallëzim penal për veprën penale “Lëndim i lehtë trupor”.
”Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.