Mbrëmë pak para mesnatës është plagosur me armë zjarri një person, në fshatin Greme të Ferizajt.
Viktima, siç mëson ekskluzivisht Gazeta është Bujar Berisha, 37 vjeçar.
Si shkak i plagëve të marra ai është trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Berisha u qëllua me armë nga persona akoma të panjohur, ndërsa Policia pasi ka intervenuar në rast, në vendin e ngjarjes ka gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë.