Një zjarr i madh ka përfshirë një biznes të familjes Azemi, në Doberllukë të Vushtrrisë.
Siç mëson Gazeta zjarri ka përfshirë, disa vetura të servisit “Vëllezërit Azemi”.
Ende nuk dihen shkaqet që kanë çuar deri te zjarri i madh, por siç mësohet dëmi i shkaktuar nga flakët ka shkuar deri rreth në 20 mijë euro.
Pas zjarrit, Policia ka dalë në vend të ngjarjes dhe ka kryer hetimet e para, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.