Të mërkurën u raportua se ka filluar ndërtimi i xhamisë pranë urës së Ibrit, e cila u shkatërua gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Mirëpo, këtë e ka mohuar kryetari i Bashkësisë Islame në Mitrovicë, Ekrem Avdiu.
Avdiu ka thënë se po e presin hapjen e urës, në mënyrë që të fillojnë me ndërtimin e xhamisë.
“S’ka hala gjasa me fillu, më së pari duhet që ura të hapet e më pas të normalizohet qarkullimi e tek me pas me i bë përgatitjet pë xhami”, theksoi Avdiu.
Gjatë të mërkurës, u publikuan edhe disa fotografi të gjeodetit duke i bërë matjet në vendin ku ka qenë e ndërtuar xhamia pranë lumit Ibër dhe urës që lidh qytetin e Mitrovicës.