Ky është serbi që e sulmoi policin në restorant, e akuzon se e kishte rrahur para disa vitesh

- Bota Sot

Ky është serbi që e sulmoi policin në restorant, e akuzon se e kishte rrahur para disa vitesh

Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime serioze qoftë kur janë në uniformë apo edhe jashtë detyrës zyrtare. Në shumicën e këtyre incidenteve, motivi lidhet me punën e tyre. Kështu ka ndodhur të martën në mbrëmje, në një restorant në Shtërpcë.

I dyshuari, i cili ka qenë  në gjendje të dehur në momentin kritik, teksa ndodhej në restorantin “Karpa” ka sulmuar një zyrtar policor, që ishte jashtë detyrës zyrtare.

Personi që u arrestua për këtë rast është Paljic Nikola, 28-vjeçar.

Bazuar në informacionet e para, motivi lidhet me një rast ku i dyshuari e ka akuzuar policin se e ka rrahur para disa vitesh.

Për t’u hakmarrë për këtë rast që i njëjti pretendon, e ka sulmuar disa herë policin në lokal, duke i shkaktuar lëndime trupore.

Rasti është denoncuar në Polici dhe si rezultat i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit për veprën penale “Sulm ndaj personit zyrtar”.

“Është arrestuar i dyshuari kosovar në gjendje të dehur pasi që i njëjti, në një lokal-kafiteri ka sulmuar zyrtarin policor jashtë detyrës zyrtare. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor në QMF-Shtërpce, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në  mbajtje.”



Read it all at Bota Sot