Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu.
Në momente dhe zona të caktuara, ato pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa elektrike.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 14°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C. /MK