Skandaloze: Portieri Ymeri grushton lojtarin e vet – Liria drejt rrënimit

- Gazeta e Prizrenit

Skandaloze: Portieri Ymeri grushton lojtarin e vet – Liria drejt rrënimit

Pas ndërrimit të menaxhmentit  (ndonëse jo transparent), pas “tërheqjes taktike” të Rahman Kiqes (që e rrëzoi skuadrën nga Superliga), erdhi i ashtuquajturi menaxhment i ri, (që sipas asaj që duket), veç i tillë s’është, në krye me Valon Osmanin kryetar,  dhe disa anonim me të.

Rrënimi nisi pak më herët me ndërhyrjet e zyrtarëve aktual komunal të Prizrenit,  që bënë çmos në ndërrimin e statusit juridik të klubit.  Ata duhet t’i vjelin ‘frutet’ e këtij ‘suksesi’, që po ‘arrin majat.

Skandaloze gjithçka. Këtë temë e kemi trajtuar në vazhdimësi.  Rrethanat e reja, të cilat e kanë zanafillën nga koha “komunarëve”,  që po vazhdon ky mision. Liria, pas rënies nga Superliga,  ku Kiqe e ‘konvertoi’ menaxhmentin,  duke ua “dhënë” klubin Valon Osmanit e disa aksionarëve anonim.

Këta aksionarë, tashmë kanë zgjedhur disa vazal e servilë, që për qëllim kanë përfitimet dhe jo rezultatet. Rezultatet flasin keq e më keq.  Liria aktualisht pas 10-të javësh (më shumë se 1/3 kampionatit ka kaluar) ndodhet në pozitë të luaj për ekzistencë, se për rikthim në elitë, nuk bëhet fjalë.

E ndodhur në pozitën e 7-të në tabelë me 11 pikë, 11-të më pak se skuadra e parë dhe dytë përkatësisht Vllaznimi e Drenica që kanë nga 22 pikë, flasin për krizën e thellë jo vetëm të rezultateve por dhe atë organizative. Tashmë si pasojë e njerëzve jokompetent,  aty ka dhe rënie të disiplinës.  Ndeshja me Trepçën (e humbur të dielën 3 me 0) i qiti hije të zezë imazhit edhe ashtu të rrënuar të klubit. Arion Ymeri, portier i Lirisë, (që veç i Lirisë s’mund të jetë me këto sjellje) grushtoi bashkëlojtarin,  Abaz Karakaqi, pas pësimit të golit të dytë dhe u ndëshkua direkt me të karton kuq nga gjyqtari.

Sot, Komisioni Disiplinor dhe etikës e dënoi me 2 ndeshje. Për këtë raportoi GeP. Kjo që ndodhi nuk mbahet mend nga drejtues dhe adhurues të futbollit në Prizren. Ky është turp për kulturën e traditën, që ka pasur dikur klubi Liria.

Gjendja aktuale në FC Liria, jo vetëm shkaku i rezultateve, por dhe disiplinës është tregues që ky menaxhment, me këta njerëz dhe tjerët që i rrethojnë nuk mund ta nxjerrin klubin nga kriza e thellë. Andaj,  Komuna e Prizrenit, zyrtarë te saj, pozitë e opozitë duhet të bëjnë çmos që klubin me traditë 95 vjeçare ta nxjerrin nga kjo gjendje e rëndë.

Përgjegjësia bie mbi të gjithë,  veçmas për zyrtarët, përfshirë edhe kryetarin Shaqir Totaj. Pa marrë parasysh statusin juridik të FC Liria, klubi është dhe mbetet aset i Komunës dhe ndërhyrja e autoriteteve duhet që sot. Nesër është vonë!



Read it all at Gazeta e Prizrenit