Pamje: Kjo është spiunja ruse, Sitora Atamamadova e cila u arrestua në Ministrinë e Punëve të Brendshme

- Bota Sot

Pamje: Kjo është spiunja ruse, Sitora Atamamadova e cila u arrestua në Ministrinë e Punëve të Brendshme

Gazeta Infous raportoi ekskluzivisht se sot është arrestuar në Ministrinë e Punëve të Brendshme të Kosovës një grua spiune ruse me pasaportë të Taxhikistanit.

Infokusi ka siguruar edhe fotografinë e pasaportës së Sitora Atamamadova, që u arrestua në MPB në departamentin për të Huaj dhe Lejeqëndrime.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus brenda policisë së Kosovës, në dosjen e saj thuhet se ajo ka arritur të implikohet edhe në disa tenderë.

Sipas burimit ajo këtë e ka bërë përmes kercënimit dhe shantazhit duke arritur të implikohet në tenderë të rëndsishëm të qeverisë së Kosovës.

Pas verifikimit nga Deparamenti për të Huaj dhe Lejeqëndrime në kuadër të MPB-së ka rezultuar se e njëjta ka lidhje me spiunazhin rus.



Read it all at Bota Sot