Lista Srpska pas fitorës së Trumpit: Do të insistojë në themelimin e Asociacionit

- Bota Sot

Lista Srpska pas fitorës së Trumpit: Do të insistojë në themelimin e Asociacionit

Partia e serbëve në Kosovë, Lista Srpska, ka thënë se “është e inkurajuar” nga fitorja e republikanit Donald Trump në SHBA, duke shtuar se “populli serb ka qenë gjithmonë me Presidentin Trump”.

Partia e serbëve që mbështetet nga Beogradi tha se beson që me kthimin e Trump në udhëheqje do të ndalet edhe “persekutimi i serbëve në Kosovë” dhe se do të ketë insistim në formimin e Asociacionit.

“Lista Srpska në emër të popullit serb nga Kosova përgëzon Donald Trumpin për fitoren e tij bindëse dhe zgjedhjen e tij në postin e Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, i bindur se marrëdhëniet dhe bashkëpunimi i mirë ndërmjet SHBA-së dhe Serbisë, të ndërtuara në mandati i parë i Presidentit Trump, do të përmirësohet dhe forcohet më tej. Besojmë dhe presim që pozita dhe problemet e popullit serb në Kosovë të jenë në fokus të plotë, të bindur se administrata e Presidentit Trump nuk do të lejojë vazhdimin e persekutimit sistematik të popullit serb nga vatrat shekullore në Kosova, si dhe se do të insistojnë në respektimin e të drejtave themelore njerëzore dhe politike të popullit serb, por edhe të të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, veçanërisht të asaj që ka të bëjë me formimin e Asociacionit të Komunave Serbe. Populli serb ka qenë gjithmonë me Presidentin Trump, prandaj është i inkurajuar sinqerisht nga kjo fitore historike!”.

Politikani serb, Aleksandar Arsenijeviq, më herët ka postuar disa pamje nga veriu i Mitrovicës me posterë të Trumpit që u vendosën atje pas lajmeve për fitoren e tij.



Read it all at Bota Sot