AAK: Miratimi i Planit Hapësinor, detyrë urgjente

- Bota Sot

AAK: Miratimi i Planit Hapësinor, detyrë urgjente

AAK ka thënë se mungesa e Planit Hapësinor dhe Hartës Zonale po shkakton zhvillim të paorganizuar, dëmtim të mjedisit dhe kufizim të investimeve strategjike

“Mungesa e Planit Hapësinor dhe Hartës Zonale po shkakton zhvillim të paorganizuar, dëmtim të mjedisit dhe kufizim të investimeve strategjike,” thuhet në deklaratën e AAK-së.

Sipas AAK’së, komunat dhe investitorët po përballen me vështirësi të mëdha në vendimmarrje dhe në procesin e dhënies së lejeve të ndërtimit.

“Një qeveri e ardhshme e Aleancës do të angazhohet në thjeshtësimin e procedurave për lejet ndërtimore dhe hartimin e një ligji të posaçëm për zonat turistike malore,” shprehet AAK, duke shtuar se do të aplikohen politika fiskale stimuluese për investitorët që përmbushin standardet e zhvillimit të qëndrueshëm.



Read it all at Bota Sot