Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve që dyshohen për marrje ryshfeti në Vërmicë

- Gazeta e Prizrenit

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj 26 policëve që dyshohen për marrje ryshfeti në Vërmicë

Prokuroria Speciale e Kosovës ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë ndaj 26 zyrtarëve policorë që dyshohen për marrje ryshfeti.

Bëhet e ditur se aktakuza në Gjykatën Themelore në Prishtinës u ngrit kundër pandehurve A.K., B.H., B.P., B.O., B.S., D.Z., F.H., F.R., H.S., H.H., I.I., I.S., K.S., M.S., N.H., N.S., R.M., R.K., R.G., S.K., S.Q., S.P., S.H., SH.A., SH.SH., Z.P., të cilët ishin me detyrë në pikën kufitare në Vërmicë.

“Të gjithë të pandehurit akuzohen se në cilësi të zyrtarëve policorë, me detyrë në SMPK – Pika Kufitare Vërmicë, me veprimet e tyre kane kryer veprën penale: ‘Marrja e ryshfetit’“, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.



Read it all at Gazeta e Prizrenit