E dhimbshme: Ndahet nga jeta policja nga Suhareka

- Bota Sot

E dhimbshme: Ndahet nga jeta policja nga Suhareka

Dje është ndarë nga jeta pjesëtarja e Policisë së Kosovës, Shqipe Zenelaj, nga fshati Gjinoc i Suharekës.

Ajo ishte rreth 57-vjeçare.

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dërguar telegram ngushëllimi për vdekjen e saj.

“Me rastin e vdekjes së pjesëtares së Policisë, Shqipe Zenelaj, familjes, miqve dhe kolegëve të Policisë së Kosovës ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta”, shkruhet në postim.

Ndërkaq, pas vdekjes së Zenelajt kanë reaguar edhe kolegët e saj nga Policia e Kosovës.

“Ishte kënaqësi të punonim bashkë,  qenka shumë e vështirë të pranohet fakti që nuk do jesh më ne mesin tonë Shqipe Zenelaj! Pusho e qetë, qofsh prej banoreve të parajsës”, ka shkruar kolegia e saj, Nilgyn Kosova.



Read it all at Bota Sot