Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

- Bota Sot

Fundjava në Morinë me fluks, mbi 11 mijë qytetarë të Kosovës kanë hyrë në Shqipëri në 24 orë

Është fundjava e dytë e kalimit pa kontrolle në pikë kufitare të Morinit dhe numri i udhëtarëve që shkojnë drejt Shqipërisë  është i shumtë.

Pavarësisht temperaturave të ulëta në mëngjes dhe pranisë së mjegullës, automjetet vërshojnë drejt qyteteve të Shqipërisë.

Gjatë 24 orëve të fundit kanë hyrë dhe dalë në këtë pikë kufitare mbi 11 mijë persona.

Por pavarësisht numrit të lartë të automjeteve, nuk janë krijuar radhë të gjata për shkak të numrit të plotë të sporteleve në punë, por edhe procedurave të përshpejtuar pa kontrolle që kanë ndikuar në mos krijimin e kolonave.



Read it all at Bota Sot