Një polic i Kosovës që ishte jashtë detyrës zyrtare ka mbetur i plagosur sot në rrugën “Fehmi Lladrovci” në Fushë Kosovë, raportoi ekskluzivisht Gazeta Sinjali.
Siç ka mësuar Gazeta Sinjali i plagosur mbeti polici Misin Krasniqi – si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri mes dy pronarëve të ‘Rent a Car’, i cili kur ndodhi rasti ishte ishte kalimtar rasti.
Ai tash është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas plagëve që ka marrë nga arma e zjarrit.
Për gjendjen e tij ka folur drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla. Ai ka thënë për Gazetën Sinjali se gjendja e viktimës është stabile.
“Është në gjendje stabile. Janë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe jemi në pritje të rezultateve”.