Spahiu: Hisja e shqiptarëve në pushtetin e Maqedonisë Veriore në nivele formale, të drejtat e tyre do të degradohen

- Bota Sot

Spahiu: Hisja e shqiptarëve në pushtetin e Maqedonisë Veriore në nivele formale, të drejtat e tyre do të degradohen

Profesori, Nexhmedin Spahiu, e vlerëson në favor të Kosovës mbledhjen ndërqeveritare të mbajtur të hënën me Maqedoninë e Veriut pasi sipas tij pushtetin atje defakto e ka marrë Serbia.

Spahiu ka thënë se ‘hisja’ e pushtetit të shqiptarëve në Maqedoni ka mbetur vetëm në nivele formale dhe se ai pret që të drejtat e tyre të degradohen gjatë këtij mandati.

“Por do të ishte shumë në favor të Kosovës nëse do të kishte gjëra të tilla si edhe kjo me Qeverinë e Maqedonisë sidomos pasi defakto pushtetin në Maqedoni e ka marrë Serbia, do të thotë forcat proserbe në Maqedoni tashmë e kanë pushtetin dhe hisja e pushtetit të shqiptarëve në Maqedoni ka mbetur vetëm në nivele formale, sepse qeveria në Shkup mundet edhe pa ata do të thotë i ka numrat, kështu që prezenca e tyre ka mbetur formale dhe unë pres që të drejtat e tyre të degradohen gjatë këtij mandati”, është shprehur ai.

Më tej ai ka shtuar se një situatë e tillë në Maqedoni është edhe falë gabimeve strategjike të cilat sipas Spahiut i kanë bërë vendet fqinje ndaj Maqedonisë.

“Kjo situatë është falë gabimeve strategjike që i kanë bërë vendet fqinje ndaj Maqedonisë. Së pari Bullgaria e cila e ka luajtur një politikë të gabuar karshi Maqedonisë dhe duke e bërë këtë i ka dhënë terren Serbisë, në anën tjetër Serbia e cila ushtron influencë në rajon por fatkeqësisht kësaj ia ka ndihmuar edhe kryeministri Kurti dhe kryeministri Rama të cilët kanë bërë garë se kush do të ketë pushtetin e tij në pjesën shqiptare të Maqedonisë dhe epilogu ka qenë i tillë që nga të gjithë këta factor fitimtar ka dalë Vuqiçi”, ka thënë ai.



Read it all at Bota Sot