Policia njoftoi për një rast të vjedhjes në Prizren.
Në njoftim thuhet se persona të panjohur kanë vjedhur ari dhe një pistoletë në një shtëpi.
“Rr. Tahir Gashi, Prizren 22.10.2024 – 22:45. Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se persona të pa njohur me forcë kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur ari dhe një pistoletë me 40 fishekë”, thuhet në njoftim.
Rasti është duke u hetuar.