Ambasadori Hovenier pensionohet pas misionit në Kosovë, shprehet mirënjohës për bashkëpunimin

- Gazeta e Prizrenit

Ambasadori Hovenier pensionohet pas misionit në Kosovë, shprehet mirënjohës për bashkëpunimin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, në një ngjarje sot ka njoftuar për largimin e tij nga detyra pas periudhës së gjatë të shërbimit në Kosovë.

Hovenier tregoi madje se edhe do pensionohet me përfundimin e misionit të tij diplomatik në Prishtinë, pas një karriere të suksesshme ku siç tha SHBA kontribuoi në forcimin e marrëdhënieve me Kosovën që të avancohet në ato që ka arritur si shtet, transmeton klankosova.tv.”Do të dal në pension pas 34 vitesh e shtatë muajsh, në fund të dhjetorit”, deklaroi ai.

Ai ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin që kishte gjatë këtyre viteve, por edhe ndaj administratës Biden për mundësinë e dhënë.

Ndër tjera Hovenier theksoi se ambasadorët janë në fokus, ”por puna dhe përkushtimi i vërtetë vijnë nga të gjithë ju”, deklaronte ai mes të pranishmëve, referuar bashkëpunëtorëve të tij.

Lexo edhe:

https://gazetaeprizrenit.net/histori-anetaret-e-shoqates-se-mjekeve-te-kosoves-prizren-viti-1991-2/

Këto komente ambasadori Hovenier i dha në ditën e dytë të edicionit të tetë të Konferencës për Integritet të Informacionit DISICON.



Read it all at Gazeta e Prizrenit