Vendos të nxjerrë në shitje Rashfordin

- Bota Sot

Vendos të nxjerrë në shitje Rashfordin

Mançester Junajtid është i hapur për të shitur Markus Rashfordin dhe mund ta lejojë atë të largohet që këtë janar, sipas “Sky”-t në Gjermani.

Gjiganti televiziv raportoi një ditë më parë se pavarësisht se sulmuesi anglez ka bërë progres nën drejtimin e trajnerit të ri Ruben Amorim, klubi nuk e konsideron 27-vjeçarin të pashitshëm dhe mund ta lejojë atë të largohet në merkaton e dimrit ose në atë të verës.

Informacionet e “Sky Deutschland” sugjerojnë se një shitje e lojtarit të akademisë është vendosur nga drejtuesit për shkak të pagës së tij të lartë, e cila do të ndihmonte klubin të mbulonte “Fair Play-n Financiar” dhe për këtë arsye të lironte fonde të mëtejshme për të balancuar shifrat. Rashford, i cili nënshkroi një marrëveshje të re në “Old Trafford” në vitin 2023, ka një kontratë aktuale që zgjat deri në qershor 2028.

Drejtuesit e Mançester Junajtid kanë marrë një vendim të papritur pak ditë më parë, kur përpara ndeshjes me Notingem Forestin, ata vendosën që të shkarkonin drejtorin sportiv, Den Ashuorth, vetëm pesë muaj pasi e transferuan nga Njukasëlli, duke paguar edhe 3 milionë paund për ta liruar nga kontrata.

Pronarët e rinj të “INEOS”, të përfaqësuar nga Sër Xhim Retklif, kanë marrë disa vendime të forta në krye të klubit, përfshirë edhe atë të shkurtimit të shpenzimeve duke larguar nga puna rreth 200 punonjës të klubit.



Read it all at Bota Sot