Këshilli Lokal i fshatit Gjonaj, njofton se furnizimi me rrymë elektrike në fshatin Gjonaj, është në një gjendje tmerrues pasi që tre ditë me radhë nuk funksionon një fazë e rrjetit elektrik, përcjell Gazeta e Prizrenit.
“Kështu kjo po paraqet problem jashtëzakonisht të madh si në amvisëri ashtu edhe ne biznese afariste”, thuhet në njoftim.
“Përkundër faktit që i kam telefonuar zyrtarët e Keds në Prizren, mirëpo nuk janë përgjigjur të paktën për një shpjegim se ku qëndron problemi.
“Po ashtu, kam parashtru edhe një kërkesë me shkrim në Keds-Prizren, ku kam njoftuar me gjendjen ekzistuese dhe të rënduar të Trafove si dhe kam kërkuar që nr i Trafo të shtohet në fshat pasi që këto ekzistueset nuk janë në nivelin e duhur. Mirëpo deri më tani asnjë veprim i ndërmarrë nga ana e KEDS.
Nesër fillon procesi mësimor, kështu që ShFMU “ZENUN ÇOÇAJ”- Gjonaj, e gjen me mungesë të energjisë elektrike, ku nxënësit dhe stafi punonjësve nuk mund të furnizohen me ngrohje për shkak që nuk funksionon një fazë e rrjetit elektrik.
Sqarim, në rast që KEDS-PRIZREN, nuk ndërmerr asnjë veprim konkret në fshatin Gjonaj, nuk e përjashtojmë mundësinë e PROTESTAVE, para zyrës së KEDS-PRIZREN.
Kryetari i Këshillit Lokal të fsh. Gjonaj-Tupec, Herolind Osmanollaj.