Vdes babai i Hashim Thaçit

- Bota Sot

Vdes babai i Hashim Thaçit

Haxhi Thaçi, babai i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka ndërruar jetë pas një gjendjeje të rënduar shëndetësore.

Ai ishte i shtruar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku po merrte trajtim mjekësor.

Ditët e fundit, Hashim Thaçi kishte vizituar babanë e tij në spital, teksa gjendja e tij ishte përkeqësuar.

Ish-nënkryetari i OVL-UÇK-së, Nasim Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka shprehur ngushëllimet e tij për familjen Thaçi.



Read it all at Bota Sot