Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku kohë pas kohe pritet të ketë reshje shiu, sidomos gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh në zona të caktuara. Nuk përjashtohet mundësia për breshër.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C.