Ndalohet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim nga Gjykata e Prizrenit për keqpërdorim detyre – dyshohet se ka përvetësuar mbi 150 mijë euro

- Gazeta e Prizrenit

Ndalohet në Merdarë zyrtari i shpallur në kërkim nga Gjykata e Prizrenit për keqpërdorim detyre – dyshohet se ka përvetësuar mbi 150 mijë euro

Një person është sot është ndaluar në pikën kufitare të Merdares i cili ishte i kërkuar nga drejtësia për krime të rënda ekonomike dhe korrupsion.

Siç shkruan Gazeta Sinjali, bëhet fjalë për një burrë, i cili është ndaluar nga Policia Kufitare gjatë përpjekjes për të dalë nga territori i Republikës së Kosovës. Ndaj tij ishte lëshuar një urdhër-arrest aktiv nga Gjykata Themelore në Prizren që nga shkurti i vitit 2021.

Sipas dosjes hetimore të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, A. H. dyshohet se, gjatë periudhës 2017-2019, si analist kredie në mikrobankën “Kosovo Grameen – Arco Baleno” në Prizren, ka përvetësuar mbi 150 mijë euro, duke inkasuar këstet mujore të kredive të rreth 38 klientëve dhe duke i përvetësuar për vete.

Ndaj tij rëndojnë dy akuza penale: Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe raste të posaçme të falsifikimit të dokumenteve, raporton Sinjali.

Pas ndalimit, Prokuroria Themelore në Prizren, përmes Departamentit për Krime të Rënda, ka lëshuar vendim për ndalimin e të dyshuarit për 48 orë, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.



Read it all at Gazeta e Prizrenit