Arbi Vosha kthehet te Struga Trim&Lum!
Edhe pse akoma i pa zyrtarizuar me një komunikatë nga klubi, sulmuesi anësor Arbi Vosha dje ka zhvilluar seancën e parë stërvitore, duke qenë pjesë e ekipit që në grumbullimin e parë të trajnerit të ri, Blendi Shkëmbi.
Pritet së shpejti Struga dhe Vosha të firmosin kontratën e bashkëpunimit për herë të dytë brenda pak viteve.
Struga ka synime të mëdha në edicionin e ri.