Pas shqetësimeve të ngritura nga media për gjendjen e rëndë të varrit të aktores së ndjerë Leze Qena, Fondacioni Humanitar “Frutex & Golden Eagle” ka reaguar menjëherë duke marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të saj.
Ky vendim ka ardhur për të siguruar që Leze Qena, një ikonë e artit shqiptar, të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për kontributin e saj.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të fondacionit në Facebook, thuhet:
“Pas raportimeve të sotme në media lidhur me gjendjen e varrit të aktores së madhe Leze Qena – një ikonë e skenës dhe ekranit shqiptar, e cila për dekada dha gjithçka për artin dhe publikun.”
“Në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e saj të jashtëzakonshëm, Fondacioni ‘Frutex & Golden Eagle’ ka vendosur të marrë përsipër rregullimin dhe sistemimin e plotë të varrit të saj, duke siguruar që Leze Qena të prehet në një vend dinjitoz dhe të denjë për figurën që ajo përfaqësonte. Leze Qena nuk duhet të harrohet.
Ajo meriton respekt, edhe pas largimit të saj fizik,” shkruan fondacioni.