Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Albin Kurti, do të jetë sot në Prizren për të prezantuar kandidatin e kësaj force politike për kryetar të Komunës së Prizrenit.
Lëvizja Vetëvendosje! – Qendra në Prizren e ka vlerësuar këtë si një moment të rëndësishëm politik që shënon nisjen zyrtare të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor 2025.
VV në Prizren është forca më e madhe opozitare në nivel lokal, ndërsa në nivel qendror mban pushtetin me Kryeministrin Albin Kurti në krye.
Kjo forcë politike shënoi rezultate të jashtëzakonshme në zgjedhjet e fundit parlamentare të mbajtura në shkurt. Vetëvendosje e “tundi” edhe Hasin e Prizrenit, rajonin prej nga vjen kryetari aktual i komunës. Shaqir Totaj. Për më tepër, VV, pa pasur asnjë kandidat për deputet nga kjo zonë, në fshatin e vetë kryetarit, në Gjonaj, Vetëvendosje mori 724 vota apo më shumë se të gjitha partitë tjera bashkë. LDK doli e dyta me 342 vota, ndërsa PDK u radhit në vendin e tretë me vetëm 316 vota.
Në nivel komune, VV në Prizren arriti të dale e pare, duke marrë 40 % të votave, derisa PDK-në kishte 22 %.
“Qytetarët, aktivistët dhe të gjithë përkrahësit e LVV-së janë të ftuar të marrin pjesë në këtë prezantim publik”, thuhet në njoftimin e degës lokale të Vetëvendosjes.
Ceremonia do të zhvillohet në hapësirën publike te Keji, përballë Xhamisë së Sinan Pashës, nga ora 19:00. / Gazeta e Prizrenit