Selmanaj: Prizreni kërkon ndryshim – LDK gati për garë

- Gazeta e Prizrenit

Selmanaj: Prizreni kërkon ndryshim – LDK gati për garë

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Driton Selmanaj, ka zhvilluar sot një takim me kryetarët e nëndegëve të kësaj partie në komunën e Prizrenit.

Lajmi është bërë i ditur përmes faqes zyrtare të Degës së LDK-së në Prizren, ku theksohet rëndësia e bashkëpunimit me strukturat lokale të partisë dhe angazhimi për një fushatë të fuqishme drejt fitores në zgjedhjet e ardhshme.

“Besimi i qytetarëve në Lidhjen Demokratike të Kosovës është forca jonë më e madhe, dhe me përkushtimin e secilit aktivist, secilit anëtar e përkrahës, do të arrijmë fitoren që Prizreni e meriton,” thuhet në njoftim.

Tutje, nga LDK-ja në Prizren theksohet se me frymëzim, mobilizim dhe organizim të bashkuar rreth vizionit të partisë, do të synohet kthimi i qytetit në një model të zhvillimit, transparencës dhe barazisë për të gjithë qytetarët.

“Ky takim ishte dëshmi e gatishmërisë sonë për të punuar krah për krah me qytetarët, për t’i dëgjuar hallet dhe për t’i dhënë zë çdo lagjeje, çdo fshati dhe çdo nisme që e bën Prizrenin më të fortë,” përfundon njoftimi.



Read it all at Gazeta e Prizrenit