Kompleksi gjigand modern “Prizreni i Ri”, afër Trasitit të Ri, po kthehet në një nga projektet më të përfolura dhe më të kërkuara në qytet, duke sjellë një koncept të ri dhe bashkëkohor të jetesës, shkruan “Gazeta e Prizrenit”.
Me arkitekturë moderne dhe planifikim të menduar në detaje, ky projekt ofron dritë natyrale në çdo hapësirë, funksionalitet maksimal dhe qetësinë e një ambienti të sigurt për familjen.
Projekti përfshin 152.000 m² sipërfaqe ndërtimi, 15. 000 m² hapësira të gjelbra të dedikuara për relaks dhe aktivitete familjare, 860 njësi banesore me planimetri moderne, 1.180 vendparkingje si dhe 13.000 m² hapësira për afarizëm, duke krijuar një komunitet të kompletuar dhe funksional.
Sipas Sadri Hodajt, njëri nga menaxherët dhe aksionarët e projektit “Prizreni i Ri” është më shumë se një kompleks banesor, është një hapësirë ku ndërtohen kujtime, ku ritmi i jetës gjen balancën e duhur dhe ku çdo dritare hapet drejt një të ardhmeje të qëndrueshme.
Vlerë të shtuar projektit i japin edhe kompanitë me renome që pritet të jenë pjesë e këtij kompleksi, si “Devolli Group” me markat e njohura si Prince Caffe dhe Comodita Home, si dhe Interex me marketet e tij, duke e bërë zonën një pikë referimi për banim dhe afarizëm.
Me infrastrukturë të zhvilluar, qasje të lehtë dhe standard të lartë ndërtimi, “Prizreni i Ri” po vendos një model të ri në tregun e patundshmërive dhe po shndërrohet në adresën ideale për ata që kërkojnë rehati, stil dhe investim të sigurt. / Gazeta e Prizrenit